Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E BUJSHME/ Shkarkoi pak ditë më parë trajnerin, kombëtarja "i fut frikën" rivalëve në Botëror! Bisedime me ish-kampionin e botës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Shkarkoi pak ditë më parë trajnerin, kombëtarja
Joachim Low

Kombëtarja e Ganës është gati t'i befasojë të gjithë rivalët në Botëror me lëvizjen e fundit që ka menduar të bëjë në stol, pas shkarkimit të trajnerit Otto Addos, ndeshja e fundit e të cilit ishte përballë Gjermanisë, humbur me rezultatin 1-2.

Edhe pse Addo ndihmoi ekipin të kualifikohej në Kupën e Botës, drejtuesit e federatës nuk e kanë parë të përshtatshëm për ta mbajtur në stol në turneun e verës, duke zgjedhur një emër të ri. 

Bëhet fjalë për ish-kampionin e botës, Joachim Low, i cili udhëhoqi Gjermaninë drejt lavdisë në vitin 2014, kur Pancerat mposhtën në shtesë Argjentinën në finale. 

Momentalisht palët janë në bisedime lidhur me kontratën që do t'i ofrohet gjermanit, për të cilin është menduar një marrëveshje afatshkurtër që do të vlejë vetëm për finalet e verës. 

Shuma e planifikuar për të bindur teknikun 66-vjeçar shkon në 150 mijë euro, dhe në federatë janë të bindur se ky plan do të funksionojë siç duhet. 

Low udhëhoqi Pancerat për 15 vite, që kur mori detyrën në gusht të vitit 2006 e deri më 31 korrik 2021. 

Poll

Lexo gjithashtu