Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Do bëjmë gjithçka për të ...”, Serbia ndihet e “kërcënuar” nga deklarata e Qazim Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
“Do bëjmë gjithçka për të ...”, Serbia
Përfaqësuesja e Serbisë dhe Qazim Laçi

Momenti i vështirë që po përjeton përfaqësuesja e Serbisë pas “turpërimit” 0-5 nga Anglia po reflektohet edhe te media e tyre. Specifikisht “Kurir” shkruan se deklarata e mesfushorit të Kombëtares, Qazim Laçi është sinjal “kërcënimi”.

Por çfarë tha Laçi?! Pas triumfit minimal me Letoninë, 29-vjeçari shqiptar tha: “Unë besoj se mundet. Nëse shohim se si luajtëm ndeshjen e parë në Tiranë, çfarë treguam, mendoj se kemi një shans për diçka të tillë.

Sigurisht që nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë gjithçka për të fituar. Do të shkojmë atje për të fituar”. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të mbahet në datën 11 tetor, ndërsa nuk ka një vendodhje fiks për stadiumin.      

Poll

Lexo gjithashtu