Një njoftim i rëndësishëm është bërë nga Irani ditën e sotme. Federata Iraniani e Futbollit ka zbuluar se ka vendosur të bojkotojë shortin e grupeve të Kupës së Botës 2026.
Kjo ka ardhur edhe si arsye pasi Shtetet e Bashkuar refuzuan lëshimin e vizave për disa anëtarë të delegacionit të saj. Siç dihet shorti për Kupën e Botës, i cili do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja verën e ardhshme, do të mbahet në Uashington më 5 dhjetor, por Irani nuk do të marrë pjesë.
“Ne e kemi informuar FIFA-n se vendimet e marra nuk kanë të bëjnë me sportin dhe se anëtarët e delegacionit iranian nuk do të marrin pjesë në shortin e Kupës së Botës", ka njoftuar një zyrtar i Federatës Iraniane të Futbollit.
Mediat lokale raportojnë se presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, si dhe drejtori ekzekutiv i ekipit kombëtar, Mehdi Kharati, janë midis zyrtarëve që nuk morën vizë. Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi në tetor se amerikanët kishin refuzuar vizat për gjithsej shtatë zyrtarë iranianë.
Vlen të theksohet se Irani është në vazon e dytë përpara shortit, së bashku me Kroacinë, Marokun, Kolumbinë, Uruguain, Zvicrën, Japoninë, Senegalin, Koren e Jugut, Ekuadorin, Austrinë dhe Australinë. Iranianët kanë marrë pjesë në Kupën e Botës gjashtë herë dhe nuk e kanë kaluar kurrë fazën e grupeve.
????Coupe du monde de football 2026 : les États-Unis refusent un visa au président de la Fédération, l’Iran boycotte le tirage au sort https://t.co/CuMasmHtZG via @lindependant
— L'Indépendant (@lindependant) November 28, 2025
