
Pas barazimit me Serbinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në “Skonto Stadions”.
Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në transfertë, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ekipin e Sylvinhos. Në historinë e tyre, këto 2 ekipe janë përballur mes tyre 5 herë.
Por ajo që bie në sy është se kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjërën prej tyre. Janë ndalur 5 herë në barazim me Letoninë. “Djemtë” tanë kanë mundur të shënojnë 6 gola, teksa po kaq gola janë pësuar.
Dueli i së nesërmes është histori tjetër dhe Kombëtarja do të hyjë në fushë “all-in” për triumfin për të shpresuar deri në fund të vendi i dytë në gurpin K që të çon në “Play-Off” .
