Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

12 gola dhe 2 asist në 14 ndeshje për klube këtë sezon, “motori” i Serbisë jashtë kundër Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
12 gola dhe 2 asist në 14 ndeshje për klube këtë sezon,
Aleksandar Katai

Trajneri i Serbisë Dragan Stojkovic ka publikuar listën e futbollistëve që do jenë të gatshëm ndaj Shqipërisë dhe Andorrës për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Mungesa më e madhe padyshim përkon me Aleksandar Katai. Por përse është ylli te Serbia dhe lojtar kaq i rëndësishëm?! Nëse i referohemi statistikave të mesfushorit 34-vjeçar, ai grumbullon 12 gola dhe 2 asiste me Crvena Zvezda në të gjitha kompeticionet, përgjatë 14 ndeshjeve të këtij sezoni.

Kjo “tablo” tregon qartë formën që po përjeton Katai dhe se sa mungesë e madhë është për trajnerin Stojkovic. Ai ka profilin natyral si mesfushor i avancuar, por di të bëjë shumë mirë shpërndarjen e lojës, pasimet në zona të ngushta dhe një “nuhatje” të frikshme drejt portës.             

Poll

Lexo gjithashtu