Ivan Djantou
Ivan Djantou u transferua nga Skënderbeu te Sonderjyske në verën e vitit 2024 për shumën prej 200 mijë eurosh. Kalimi i sulmuesit në kampionatin nordik u pa si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.
Eksperienca te Sonderjyske nuk rezultoi në nivelin e pritshmërive, çka solli huazimin e tij te Odd, skuadër që militon gjithashtu në Superligën norvegjeze. Edhe atje, Djantou kërkoi më shumë hapësirë dhe vazhdimësi.
Huazimi përfundoi sot, duke e rikthyer 23-vjeçarin zyrtarisht te Sonderjyske. Sulmuesi nga Kameruni dëshiron ta mbyllë sezonin te Odd, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i klubit danez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.
Poll
