
Azzedine Ounahi
Azzedine Ounahi është lojtari më ri i Panathinaikos. 24-vjeçaari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Marseille, për të nisur një të re me ekipin grek.
Te këta të fundit, Ounahi është në formë huazimi. Panathinaikos ka paguar 500 mijë euro për këtë huazim, teksa ka të drejtën e blerjes duke shtuar edhe 11.5 milionë euro të tjera.
Kujtojmë që Ounahi është një mesfushor i njohur, teksa i famshëm u bë me Kombëtaren e tij, Marokun. 24-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë në Botërin e Katarit 2022.
View this post on Instagram
Poll