
Frederik Sorensen
Frederik Sorensen i cili ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2010 deri në 2012, është transferuar në Serie C të Italisë. Tashmë do të jetë pjesë e klubit të Feralpisalo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Sorensen ishte pa ekip që nga vera e vitit të kaluar duke u larguar nga Ternana, por tashmë është transferuar tek Feralpisalo.
32-vjeçari danez ishte pjesë e Juventusit për dy vite, duke arritur të fitojë dhe titullin e parë kampion, nga 9 të fituar radhazi prej “zonjës së vjetër”.

Feralpisalo Instagram
Galeria fotografike ()
Poll