
M'Baye Niang
M'Baye Niang nuk e ka ndërmend që të ndalet duke ndryshuar ekipe. Pas një aventure 4 mujore me Wydad AC në Marok, Niang është rikthyer përsëri në Itali, për të firmosur me klubin e Serie B, Sampdorian.
Sulmuesi senegalez ka firmosur një kontratë 6 mujore, pra të vlefshme deri në qershor të këtij viti. Ndërkohë që për të është aventura e 5-të në Itali. Më parë, Niang ka mbajtur veshur fanellën e Milan, Genoa, Torinos dhe Empolit.
Tashmë, 30-vjeçari është gati për një tjetër aventurë. Kujtojmë se sulmuesi gjithashtu ka luajtur edhe në Francë, Arabinë Saudite dhe në Turqi me skuadrën e Adana Demirspor.
View this post on Instagram
Poll