
Pajtim Kasami është larguar nga Sampdoria. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Serie B, pasi në javët e fundit ishte kthyer në të padëshiruar në ekip. Madje, në 4 ndeshjet e fundit, shqiptari nuk ishte fare pjesë e listës së skuadrës.
Kjo ka bërë që 32 vjeçari të zyrtarizojë largimin e tij nga klubi italian. Është pikërisht Kasami që me anë të një mesazhi publik, ku mes falenderimeve të shumta, bën të ditur që nuk do të jetë më pjesë e klubit italian të Sampdorias.
“Në këtë moment dua të them vetëm faleminderit. Fillimisht faleminderit tifozëve. Të vishja këtë fanellë para jush ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë. U gëzuam, qamë, por gjithmonë e kemi bërë bashkë, Unë shijova çdo minutë të kësaj eksperience dhe do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time. Unë do të jem gjithmonë njëri prej jush. Kam vuajtur kaq shumë në këto muaj në heshtje.
Gjithashtu do të doja të falenderoja Andrea Radrizzani, presidentin Manfredi, Massimo Lenca, z.Pirlo, Andrea Mancinin dhe Legrotagglie që besuan tek punë. Faleminderit të gjithë stafit teknik, nga fizioterapistët, te mjëkët dhe në fund te shokët e mi të skuadrës. Ju uroj gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit”, shkruan Kasami në rrjetet sociale.
View this post on Instagram