
Diego longo
Diego Longo është rikthyer në pankinë. Pasi e mbylli me Chindia në Rumani më 30 maj të këtij viti, trajneri italian ka vendosur që të rifillojë punë në profesion, por tashmë në një kampionat të ulët.
Bëhet fjalë për Serie C, kategoria e tretë italiane. Longo ka firmosur ditën e sotme kontratën e tij me Sestri Levante, duke nisur një aventurë të re. Momentalisht, ky ekip ndodhet në vendin e parafundit në grupin e tij në Serie C.
Kujtojmë që Longo është një trajner i njohur edhe për shqiptarët. Një periudhë të karrierës së tij e kaloi në futbollin tonë, duke qenë trajner i Kukësit, Flamurtarit dhe Teutës.
View this post on Instagram