
Gareth Southgate nuk do të jetë më trajner i Anglisë. 53-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja 2 ditë pas finales së humbur me Spanjën në Euro 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë anglezi, i cili falenderon drejtuesit për kontributin e dhënë. Ndër të tjera nënvizon se ka dhënë gjithçka për këtë skuadër, por ka ardhur koha për një kapitull të ri.
“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës ishte ndeshja e fundit si trajner i Anglisë”, ka deklaruar 53 –vjeçari, i cili e drejtoi Anglinë në 120 ndeshje zyrtare dhe qëndroi në stol prej 8 vitesh.
Ky vendim i trajnerit është pranuar nga krerët e Federatës dhe palët kanë vendosur kështu të ndajnë rrugët mes tyre. Southgate kishte kontratë me Anglinë deri në dhjetor të këtij viti, por anglezi i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren disa muaj më parë.
After 102 games and almost eight years in charge, Gareth Southgate has announced he is to leave his role as manager of the #ThreeLions.
— England (@England) July 16, 2024