
Loris Karius
Përfundon aventura e Loris Karius në Premier League me Newcastle United. Ish-portieri i Liverpool që luajti në finalen e Champions League të 2018, do të vazhdojë karrierën në klubin historik të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për Schalke 04 që do të jetë ekipi i tij deri në fund të këtij sezoni. Këtë e ka konfirmuar vetë ekipi i Bundesligës 2 përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Gjendja optimale e Karius nuk është më e mira e tij, pasi në dy sezonet e fundit ka luajtur vetëm një ndeshje. Portieri gjerman mbahet mend nga të gjithë fansat e futbollit për dy gafat fatale në finalen e Champions League ndaj Real Madridit.
View this post on Instagram
Poll