
De Bruyne - Pep Guardiola - Haaland
Manchester City do ta ketë shumë të vështirë përballë Real Madrid, me të cilët u shortua në çerekfinalet e Champions League. Por, ky nuk është problemi i vetëm për “Qytetarët”, pasi Kevin De Bruyne po u hap ‘telashe’.
Sipas mediave britanike, De Bruyne ba biseduar me Guardiolën ku i ka shprehur qartë qëndrimin e tij.
“Nëse nuk e kalojmë Realin, do të largohem në verë”, është shprehur mesfushori belg. Duke u bazuar te kjo, presioni te City rritet akoma më shumë, duke synuar fitoren përballë madrilenëve për shumë arsye.
Kujtojmë që ndeshja e parë e çerekfinales do të luhet më 9 prill, në “Estadio Santiago Bernabéu”, duke nisur nga ora 21:00.
Poll