Rosenborg vs Lillestrøm
Ndeshja mes Rosenborg dhe Lillestrom, e vlefshme për javën e 15-të të Eliteserien (kampionati norvegjez) është ndërperë. Për këtë ndërprerjë, shkak janë bërë tifozët.
Tifozët janë kundër përdorimit të sistemit VAR. Përveç hapjes së banderolave të ndryshme, të pranishmit kanë revoltuar edhe në forma të tjera, duke hedhur sende në fushë.
Topat e tenisit, mjetet piroteknike, por edhe ushqimet ‘pushtuan’ fushën. Të gjitha këto u hodhën në fushën e lojës nga tifozët e të dyjave skuadrave, që janë anti-VAR.
Rosenborg vs Lillestrøm