
Real Madrid
Real Madridi ka arritur të mposhtë Tirolin në një sfidë miqësore parasezonale. Të besuarit e Xabi Alonsos mposhtën ekipin austriak pa asnjë problem me rezultatin bindës 4-0.
Menjëherë në fillimin e sfidës, Reali kaloi në avantazh në minutën e 11-të me Eder Militaon, ndërsa pas dy minutash Kylian Mbappe dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “Galaktikëve” me shifrat 2-0.
Ishte sërish numri 10-të i madrilenëve që shënoi ndaj Tirolit në pjesën e dytë të takimit. Ndërsa golin e fundit për Real Madridin e shënoi Rodrygo, i cili erdhi si zëvendësues nga stoli.
Poll