
Kombëtarja shqiptare do të luajë më 21 mars në transfertë përballë Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.
Një duel tepër i vështirë përsa i përket ekipeve në fushë, por i veçantë për dy trajnerët. Kjo për shkak se për Thomas Tuchel dhe Sylvinho nuk është hera e parë që përballen me njëri-tjetrin.
Si tekniku gjerman dhe ai brazilian ritakohen pas 5 vitesh. Ndeshja e fundit që kanë qenë përballë si trajnerë ishte në vitin 2019. Asokohe Tuchel drejtonte PSG-në, ndërsa Sylvinho ishte trajner i Lyon.
Ajo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të parizienëve, golin për të cilët e shënoi Neymar. Ndërkohë që këtë herë, Sylvinho shpreson shumë te përmirësimi i statistikave përballë Tuchel.