Kolumbia
Kolumbia ka mposhtur Jordaninë, në miqësoren e zhvilluar në orët e para të ditës së sotme. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Snapdragon” përfundoi me rezultatin 2-0.
Dopieta e sulmuesit Jhon Arias për pjesë, në minutat e 41-të dhe 55-të mjaftuan për “Los Cafeteros” për të vulosur fatet e ndeshjes.
Kjo ishte dhe fitorja e dytë në kuadrin e “testeve” përgatitore për Kolumbinë, pas asaj ndaj Kosta Rikës (3-0), e cila duket në një formë vërtetë të mirë para Botërorit, aty ku do të luajnë përballë Uzbekistanit, Congos dhe Portugalisë në grupin K.
Në anën tjetër, Jordania është shortuar në një grup tejet të komplikuar, atë J, ku do të ketë të bëjë me kampionët në fuqi Argjentinën, Austrinë dhe Algjerinë.
Poll
