Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Kampion bote me Francën në 2018, 31-vjeçari pensionohet nga futbolli: Nuk pendohem për asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kampion bote me Francën në 2018, 31-vjeçari pensionohet
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti ka suprizuar të gjithë, teksa ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur. 31-vjeçari ka njoftuar të gjithë tifozët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të “varë këpucët në gozhdë”.

“Pas një karriere intensive me ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë...

I dhashë gjithçka me pasion dhe NUK pendohem për ASGJË.

Do të doja të falënderoja të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe lojtarët me të cilët kam pasur mundësi të punoj”, ka shkruar mbrojtësi.

Umtiti mbylli sezonin me Lille, ndërsa në karrierën e tij futbollistike ka luajtur me ekipe si Olimpique Lyon, Leçe dhe Barcelona. Ndërkohë në vitin 2018 është shpallur kampion bote me Francën, duke fituar botërorin me “Gjelat”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samuel Umtiti (@samumtiti)

Poll

Lexo gjithashtu