Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U rikthye titullar nga Conceicao, Mario Mitaj: Asgjë nuk ka përfunduar, është vetëm fillimi

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye titullar nga Conceicao, Mario Mitaj: Asgjë nuk ka
Mario Mitaj

Sergio Conceicao ka rikthyer Mario Mitajn titullarë te skuadra e Al Ittihad. Mbrojtësi luajti nga minuta e parë ndaj Al Hilal, por fatkeqësisht u mposhtën 2-0 .

Pas kësaj disfate ka folur shqiptari. Talenti kuqezi u ka kërkuar falje tifozëve për humbjen, ndërsa ka theksuar se ky është futbollit.

 “Humbja? E vetmja gjë që mund të them është se humbëm përqëndrimin në dy aksionet që pësuam golat. Ndjesë tifozëve tonë që humbëm derbin sepse ishte e padrejtë mendoj unë, por ky është futbolli. Do mundohemi të përmirësohemi çdo ditë, që të kthehemi më të fortë.

Pse nuk shënon ekipi? Thjesht duhet të jemi më shumë agresivë në mënyrën si përfundojmë aksionet. Këtë mendoj.

Ndeshja me Al Nasr? Asgjë nuk ka mbaruar. Është akoma fillimi i sezonit, kemi shumë rrugë përpara. Duhet të jemi të fokusuar, të bashkuar, asgjë tjetër”, ka theksuar mbrojtësi i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu