Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U dëmtua me Gjermaninë, Julian Nagelsmann tregon për gjendjen e Florian Wirtz

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua me Gjermaninë, Julian Nagelsmann tregon për gjendjen e
Florian Wirtz

Florian Wirtz është dëmtuar me Gjermaninë në fitoren 1-0 që siguruan ndaj Holandës në Nations League. Një dëmtim që “alarmon” stafin e “Pancerave” dhe atë të Bayern Munich.

Futbollisti u zëvendësua në minutën në pjesën e dytë, ndërsa ditën e sotme pritet t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore, ku do të mësojë më pas edhe shkallën e dëmtimit. Te Bayern “kryqëzojnë gishtat” që 21-vjeçari të mos ketë asgjë serioze.

Në lidhje me gjendjen e Wirtz pas dëmtimit ka folur Julian Nagelsmann. Timonieri i gjermanëve ka theksuar se futbollisti ka dëmtuar ligamentin dhe tashmë do të presin vizitat mjekësore për të mësuar më shumë mbi dëmtimin e tij.

“Florian Wirtz ndjeu dhimbje në ligamentin e tij të brendshëm. Ai ra keq në tokë pas një aksioni. Ai mësojë  diagnozën të marten dhe ne duhet të presim dhe padyshim shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, ka theksuar Nagelsmann.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga