Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U aludua për një rikthim tek Real Madrid, Mourinho nuk lë hapësira për diskutime: Mos u mbështetni tek unë për telenovela!

Shkruar nga NEWSPORT
U aludua për një rikthim tek Real Madrid, Mourinho nuk lë
Jose Mourinho

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho është bërë së fundmi pjesë e diskutimeve për një rikthim të mundshëm drejt klubit të cilin e ka drejtuar dikur atë të Real Madrid.

Megjithatë ai i ka hedhur të poshtë të gjitha spekulimet që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit duke mos lënë hapësira për diskutime të më vonshme sa i takon një lëvizjeje drejt madrilenëve.

Në një intervistë për "Sport.Tv" Mourinho ka ironizuar situatën duke thënë se i gjithë "rrethi" i diskutimeve ku imazhi i tij është përfshirë së fundmi i ngjan një telenovele, për të cilën ai thotë se nuk është as protagonist e as shikues i tyre.

"Mos u mbështetni tek unë për telenovela. Ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata; humbisni një ose dy episode dhe pastaj humbisni gjurmët. Mos u mbështetni tek unë, sepse unë nuk shikoj telenovela", ka thënë Mourinho.

Ndërsa sa i takon karrierës së Mourinhos dhe drejtim të kluebeve, trajneri portugez ka drejtuar Real Madrid për 3 sezone përkatësisht nga viti 2010 deri më 2013. Ndërsa përveç madrilenëve ai ka qenë në krye të skuadrave si të Chelsea, Manchester United, Tottenham, Roma dhe Fenerbahce.

Poll

Lexo gjithashtu