Senegali u përball me Marokun në një finale "magjike", nga e cila vetëm një skuadër do të "shijonte" trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës. Edhe pse me një rezultat modest, me vetëm 1 gol të shënuar Senegali arriti të "rrëmbente" titullin.
Por më shumë se loja e Marokut e cila nuk bindi, rrjeti u "pushtua" edhe nga vidio të cilat tregonin sjelljen e pahijshme dhe rrëmujave të bëra si fillim nga tifozët, por u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit dhe klubit maroken.
Episode me reagime të “shëmtuara” nga ana e Marokut, një vend i cili vlen të theksohet se është një ndër vendet pritëse për Botërorin e 2030. Ku përveç tij, kompeticioni më "gjigant" i futbollit do të zhvillohet edhe në Spanjë e Portugali gjithashtu.
Një deklaratë “thumbuese” u bë edhe nga trajneri i ekipit të Senegalit, Pape Thiaw i cili është shprehur se nëse gara e tyre do të ishte për Kupën e Botës, Maroku nuk do të kishte reagimet që ka pasur në përfundim të finales me ta.
Duke lënë të nënkuptohet se një kompeticion si Kupa e Botës, nuk do të toleronte dhe as anashkalonte një format sjelljesh si ai i Marokut në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
