Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRAGJIKE/ Provuan të hynin në stadium pa biletë, 13-vjeçari dhe 18-vjeçari humbin jetën

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ Provuan të hynin në stadium pa biletë,
Kili

Një ndeshje e Copa Libertadores mes Colo Colo dhe Fortaleza është kthyer në tragjedi. Në stadiumin e famshëm “Monumental” në Kili kanë humbur jetën dy tifozë.

Në përballjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, saktësisht në orën 2 të mëngjesit, dy tifozë 13 vjeç dhe 18 vjeç kanë humbur jetën tragjikisht. Siç raportojnë mediat e Amerikës së Jugut, rreth 100 tifozë janë përpjekur të futeshin në stadium pa biletë.

Policia kiliane ndërhyri për të parandaluar tifozët të hynin në stadium, por gjatë operacionit një pjesë e tribunës është shembur, duke lënë të vdekur tragjikisht dy të rinj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga