Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

'Topi i Artë' me polemika, kryeredaktori i 'France Football' befason: Vinicius s'e fitoi për faj të Bellingham dhe Carvajal

Shkruar nga NEWSPORT
'Topi i Artë' me polemika, kryeredaktori i 'France
Rodri, Vincent Garcia dhe Vinicius Jr

“Topi i Artë” u fitua mes shumë polemikave nga Rodri. Mesfushori spanjoll “parakaloi” Vinicius Jr në garën për këtë çmim prestigjioz, duke ia rrëmbyer në momentet e fundit. Kujtojmë që ky çmim është dhënë nga UEFA në bashkëpunim me “France Football”.

Pikërisht për këtë situatë ka folur kryeredaktori i “France Football”, Vincent Garcia. Ky i fundit ka “thyer” heshtjen pas këtij trofeu të dhënë mes polemikash, duke treguar se çfarë e favorizoi Rodrin për ta fituar “Topin e Artë”.

“Mesa duket Vinicius vuajti praninë e Bellingham dhe Carvajal në Top 5. Matematikisht kjo përmbledh edhe sezonin e Real Madrid dhe duke qenë rreth 3 lojtarë madrilenë në finale, bëri që juria të ndante votat e tyre. Nga kjo përfitoi Rodri”, tha Garcia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga