Jose Mourinho nuk është dakord me disa vendime të diskutueshme kundër skuadrës së tij në sfidën e Superligës turke kundër Trabzonspor dje. Ekipi i drejtuar nga tekniku Top portugez, Fenerbahce fitoi 3-2 po me vështirësi të theksuar. Jose u pa i mërzitur dhe i nevrikosur në fund të takimit.
Përballja me Trabzonin shihet si një derbi pasi jashtë 3-shes së Stambollit, skuadra e Enea Bardhit i cili është kapiten, është një nga 2 klubet që ka thyer hegjemoninë e skuadrave “Big”. Vendasve iu akorduan 2 penalti në pjesën e dytë pas ndërhyrjeve të VAR.
“The Special One” sugjeroi në mënyrë qesharake se gjyqtari në dhomën e rishikimit po pinte kafe, për një incident ndaj mbrojtësit të Fenerit pretenduar si penalti e pastër që nuk u dha në favor të miqve nga Stambolli.
“Njeriu i Ndeshjes është gjyqtari në VAR. Ai kaloi nga një i padukshëm në njeriun më deciziv të takimit. Kur arbitri kryesor nuk akordoi penalti për Trabzonspor, ai ishte vigjilent dhe i ktheu vendiemt e kryesorit. Ndërsa kur bëhet fajlë për ekipin tim ai rrinte dhe pinte kafe ose caji turk. Çdo tifoz i klubit tim e ka menduar këtë gjë.”, u shpreh trajneri Mourinho në postndeshje në qytetin e Trabzon.