Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Shpërthen" Romario: Lojtarët e sotëm janë budallenj, do shënoja mbi 2 mijë gola

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpërthen" Romario: Lojtarët e sotëm janë
Romario

Një nga protagonistët më të mirë në fushë, e tashmë në intervista, Romario di si të godasë kur vjen pun ate futbolli. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “EFE”, ish-sulmuesi brazilian ka shpërthyer me disa deklarata mjaft interesante.

Romario thotë se lojtarët e sotëm janë shumë budallenj, dhe nëse do të ishte pjesë e futbollit aktiv pikërisht sot, braziliani shprehet se do të shënonte më shumë se 2 mijë gola. Më tej, 58-vjeçari thekson se rrjetet sociale janë mbeturina që të prishin karrierën.

“Besoj se në fushë do të isha më i suksesshëm, sepse në ditët e sotme lojtarët janë shumë budallenj, vrapojnë shumë. Në kohën time, lojtarët ishin më teknikë dhe shumë më inteligjentë. Po të luaja sot, do të shënoja më shumë se 2000 gola.

E njihja mirë veten dhe kundërshtarët e mi dhe ishim më të mirë se ata. Por sot nuk do të mund të jetoja kështu. Sepse me globalizmin, internetin, rrjetet sociale… ato mbeturina do të më shkatërronin karrierën”, është shprehur legjenda e futbollit, Romario.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga