
Roma
Roma ka përforcuar skuadrën me një përforcim nga kampionati holandez. Mbrojtësi i majtë Anass Salah-Eddine është lojtari më i ri i skuadrës verdhekuqe të kryeyqytetit italian.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra e Serie A përmes një postimi ku holandezo-marokeni prezantohet me fanellën e ekipit të ri. Shuma e paguar nga Roma për shërbimet e mbrojtësit, është 8 milionë euro që shkojnë në arkat e klubit të Tëente.
Numri që do të mbajë në fanellë mbrojtësi është 34. Pas Mohamed Salah që veshi fanellën e Romës për dy sezone, tashmë është radha e një Salah tjetër për ta bërë këtë detyrë.
???? Benvenuto a Roma, Anass Salah-Eddine! ????????
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 4, 2025
???? https://t.co/oexIZ0k36J#ASRoma pic.twitter.com/dleCzh9B9i
Poll