Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Rikthimi i Armando Brojës, Southampton 'bashkëpunon' me Torinon

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rikthimi i Armando Brojës, Southampton
Che Adams

Che Adams tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Torinos. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme nga ekipi italian, teksa mbylli kështu aventurën me Southampton.

Skocezi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me torinezët, me të cilët më pas do të përfitojë 2 milionë euro në vit. Largimi i Adams i hap rrugë transferimit të Armando Brojës.

Siç dihet ditët e fundit flitet shumë për një rikthim të sulmuesit shqiptar te “Shenjtorët”. Vendi i lënë bosh nga skocezi, bën që drejtuesit anglezë të tentojnë rikthimin e Brojës, me 22-vjeçarin që shkëlqeu në sezonin 2021-2022.

Kujtojmë se Broja aktualisht është pjesë e Chelsea, me të cilët ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Gjithashtu sulmuesi shqiptar është pjesë e skuadrës në SHBA, ku “blutë” kanë zgjedhur për të zhvilluar fazën përgatitore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Torino Football Club (@torinofc1906)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga