Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Mario Mitaj në pritje, Juventusi firmos me mbrojtësin e majtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mario Mitaj në pritje, Juventusi firmos me mbrojtësin e
Juan Cabal

Juan Cabal është lojtari më i ri i Juventusit. Mbrojtësi kolumbian vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Hellas Verona, për të nisur një të re në Torino me “Zonjën e Vjetër”.

Këta të fundit kanë paguar 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit. Ndërkohë që Cabal ka rënë dakord që me Juven, të firmosë një kontratë 5 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029.

Interi ishte gjithashtu në bisedime me mbrojtësin e majtë, por kolumbiani vendosi që të bashkohej me bardhezinjtë.

Duke bërë këtë blerje, Juve ka hequr dorë nga Mario Mitaj, i cili gjithashtu kishte interesin e klubit italian. Tashmë, e ardhmja e mbrojtësit të majtë të Kombëtares shqiptare është edhe më shumë e paqartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga