
Bologna nuk ka vonuar dhe ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri. Vincenzo Italiano është ai që do të marrë rolin e trajnerit te Bologna, me këta të fundit që mbyllën bashkëpunimim me Thiago Motta-n i cili do të nisë aventurë të re me Juventusin.
Vincenzo Italiano mbyll kështu eksperiencën e tij 3-vjeçare me Fiorentinën dhe tashmë merr drejtimin e Bolognas, ekip që sezonin e ardhshëm futbollistik do të jetë edhe në UEFA Champions League. Pikërisht pjesëmarrjen në këtë kompeticion, drejtuesit e Bolognas ia kanë besuar Italianos.
Tekniku 46-vjeçar vjen te klubi i Bolognas pas një eksperience të gjatë në botën e trajningut në futbollit italian. Më parë, Italiano ka drejtuar Vigontina, Arizagnano, Trapani, Spezia, Fiorentina dhe tashmë Bolognan.