Atalanta ka “blinduar” repartin ofensiv, pasi ka transferuar sulmuesin e Kombëtares italiane, Mateo Retegui. Ky i fundit vendosi të mbyllte aventurën 1-vjeçare me Genoan, për të nisur një të re në Bergamo.
Retegui ka firmosur me bergamaskët një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Ndërkohë, Atalanta ka shpenzuar 22 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit italian, i cili do të zëvendësojë Scamaccan e dëmtuar.
Kujtojmë që sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur vetëm 1 vit në Itali me Genoan, pasi më parë është aktivizuar në Argjentinë. Retegui ka mbajtur veshur fanellën e River Plate, Boca Juniors, Talleres, Estudiantes dhe Tigre.
Poll