Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zhegrova “del në temë”, Igor Tudor gati të vendosë për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Zhegrova “del në temë”, Igor Tudor gati të
Edon Zhegrova & Igor Tudor

Juventusi do të rikthehet në fushën e lojës të shtunën në orën 18:00 ku do të presë në Torino skuadrën e Atalantës për javën e 5-të të Serie A. Në prag të këtij takimi, bardhezinjtë do të rikthehen në stërvitje.

Padyshim me lojtarët e tjerë të Juventusit në stërvtije do të jetë dhe Edon Zhegrova. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar dy ndeshjet e para me bardhezinjtë, 4 minuta ndaj Borussia Dortmund dhe 8 minuta ndaj Veronës.

Siç raportojnë mediat italiane, Edon Zhegrova është njoftuar nga Igor Tudor se do të ketë detyra të rëndësishme ndaj Atalanës. Mendohet se sulmuesi shqiptar mund të debutojë për herë të parë si titullar me fanellën bardhezi nëse fiton balotazhin ndaj Francisco Conceicaos.

Poll

Lexo gjithashtu