Edon Zhegrova
Juventusi humbi kryesimin në Serie A pas atij barazimi në fundjavë ndaj Veronës në “Bentegodi”. Bardhezinjtë do të rikthehen në fushën e lojës të shtunën në orën 18:00 përballë Atalantës.
Si çdo ditë, lojtarët e Juventusit kanë dalë edhe sot për t’u stërvitur në prag të kësaj sfide të rëndësishme. Igor Tudor po teston Francisco Conceicaon dhe Edon Zhegrovën se me cilin do të nisë në fushën e lojës.
Ka gjasa që portugezi të startojë si titullar përballë bergamaskëve. Nga ana tjetër, sulmuesi shqiptar nuk është ende në gjendjen e tij optimale dhe do të jetë fillimisht në stol ndaj Atalantës.
Poll