Moise Kean
Momente frike sërish në klubin e Fiorentinës pas disa muajsh nga ajo që ndodhi me Edoardo Bove. Kësaj radhe një situatë e ngjashme ka ndodhur ditën e sotme me Moise Kean.
Pas një goditjeje në kokë që i ka lënduar pjesën e vetullës, sulmuei italian është rrëzuar në fushën e lojës duke alarmuar të gjithë lojtarët brenda saj.
Për fat të mirë, Kean u përmend shumë shpejt dhe u largua nga fusha me barellë duke u duartrokitur nga të gjithë tifozët në “Bentegodi”. Megjithatë Fiorentina nuk mundi dot të shmangë as humbjen ndaj Veronës në shifrat 1-0.
Dëmtimi i Moise Kean
Poll