Torino arriti të mposhtë Empolin në transfertë me shifrat 1-0 falë kryeveprës së Che Adams nga mesi i fushës. Vetë autori i golit e konsideroi atë si më të bukurin që ka shënuar në karrierën e tij.
“Kisha një presion shumë të madh, është e vërtetë. Arrita të shënoj golin më të bukur në karrierën timë, por ajo që ka më shumë rëndësi është se morëm tre pikët në këtë ndeshje.” – u shpreh Adams.
Në fillim të pjesës së parë të kësaj ndeshje arriti të realizojë dhe Ismajli, por goli u anullua nga kryesori Bonacina, duke i hequr këtë gëzim mbrojtësit të kombëtares sonë.
Goli i Che Adams
Poll