
Torino është mposhtur në transfertë nga Parma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini”, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të vendasve.
Goli i parë për Parmën u shënua nga Pellegrino me penallti, në minutën e 36-të. “Fajtor” për këtë 11-metërsh ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili preku një top me dorë në brendësi të zonës.
Në krahun tjetër, titullar ishte edhe Asllani, por për 71 minuta që ishte në lojë ai qëndroi në “hije”, duke mos bërë asgjë vendimtare.
Momenti drithërues ishte minuta e 77-të, kur për shkak të një dëmtimi dhe dhimbje në kofshën e djathtë, Ardian Ismajli u detyrua që të linte fushën i dëmtuar, duke shkaktuar “ankth” edhe te Kombëtarja shqiptare në prag të duelit me Serbinë.
Përsa i përket Torinos, pas kësaj humbje zbret në vendin e 14-të me vetëm 4 pikë. Ndërkohë që me 1 pikë më shumë, Parma ngjitet në vendin e 13-të në tabelën e renditjes.
Topi i prekur me dorë nga Ismajli
Goli me penallti i Parmës
Dëmtimi i Ismajlit