Napoli nuk është kursyer aspak në fitoren e arritur përballë Cremoneses, duke shënuar një poker golash në stadiumin "Diego Armando Maradona.
Përballë një ekipi që luan fatet për mbijetesë, të besuarit e trajnerit Antonio Conte dominuan sfidën përgjatë 90 minutave, duke mos iu lënë asnjë mundësi kundërshtarit të ngre kokë.
Golat e McTominay, Hojlund, De Bruyne dhe Alisson mjaftuan që napoletanët të merrnin tri pikët dhe të vazhdojnë të qetë pjesën e mbetur të kampionatit. Momentalisht, Napoli ka 69 pikë, 3 më shumë se Milani i vendit të tretë dhe 9 më pak se Interi kryesues, ndërsa Cremonese mban vendin e 17-të në zonën e ftohtë me 28 pikë.
Napoli 4-0 Cremonese (McTominay 3', Hojlund 45', De Bruyne 45'+3, Alisson 52')
Goli i McTominay (Napoli 1-0 Cremonese)
Goli i Hojlund (Napoli 2-0 Cremonese)
Goli i De Bruyne (Napoli 3-0 Cremonese)
Goli i Alisson (Napoli 4-0 Cremonese)
