
Ka përfunduar takimi i javës së 28-të të Serie A mes Napolit dhe Fiorentinës. “Blutë” kanë arritur të marrin një fitore me rezultatin 2-1 dhe kështu vazhdojnë garën për titullin kampion në Itali.
Romelu Lukaku në pjesën e parë ishte protagonisti që zhbllokoi shifrat e këtij takimi. Ndërsa në pjesën e dytë, Giacomo Raspadori dyfishoi shifrat në “Maradona” për ekipin e Contes.
Megjithatë, disa minuta më pas toskanët reaguan me një gol mjaft të bukur të Gudmundsson. Por ky gol nuk arriti dot të rikthejë baraspeshën në këtë takim, me Napolit që korri tre pikët.
Napolitanët vijojnë në vendin e dytë të klasifikimit të Serie A me 60 pikë, një më pak se Interi kryesues. Nga ana tjetër, Fiorentina ndodhet në vendin e shtatë me 45 pikë, ku zona Champions momentalisht është 7 pikë larg.
Goli i Raspadorit