Napoli - Parma
Është mbyllur në barazim ndeshja mes Napolit dhe Parmës në “Stadio Diego Armando Maradona”. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 16-të në Serie A, e prapambetur për shkak të impenjimit në Superkupën e Italisë.
Edhe pse kampionët në fuqi krijuan raste të pastra për gol, nuk arritën të finalizonin, ndeshja e 3-të radhazi që nuk fitojnë. Dy pikë të “falura” në garën ndaj Interit dhe Milanit.
Në segmentin e 20 javëve të luajtura në Serie A, napoletanët grumbullojnë 40 pikë, aq sa ka edhe Milani, ndërsa 3 pikë më pak se kryesuesit e Interit.
Ama, si zikaltërit, ashtu edhe kuqezinjtë kanë nga një ndeshje më pak, çka do të thotë se mund të shkëputen disi karshi ekipit të Contes.
Poll
