Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Napoli lë “shpirtin” në Milano, kapiteni shqiptar e "baltos" ndaj Interit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Napoli lë “shpirtin” në Milano, kapiteni shqiptar e
Inter - Napoli

Është mbyllur pa fitues supersfida e javës së 20-të në Serie A mes Interit dhe Napolit, 2 – 2. Zikaktërit e gjetën golin shpejtë me Dimarco, vetëm pas 9 minutash lojë. Mesfushori skocez McTomminay vendosi ekuilibrat në minutën e 26, kaq për pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, pati më shumë “luftë” dhe polemika në fushë.

Arbitri Doveri bëhet protagonist me akordimin e penalltisë së dyshimtë për Interin, kaq mjaftoi që trajneri i Napolit Antonio Conte, të shpërthente, e më pas u ndëshkua me karton të kuq.

Calhanogul nuk gaboi nga pika e bardhë, 2 – 1 për vendasit, e shkaktuar nga Amir Rrahmani. Gjithsesi, kampionët në fuqi treguan maturi e disiplinë, pavarësisht se mbetën pa trajner, duke u shpërblyer me finalizimin e McTomminay.

Ky barazim i vlen më shumë napoletanëve në një transfertë të vështirë, ndërsa Interi humbi shansin e madh për t’u shkëputur nga ndjekësit. Diferenca mes liderit (Inter) dhe vendit të 4-të (Roma) është vetëm 4 pikë.    

     

Poll

Lexo gjithashtu