
Gimenez dhe Leao
Milani edhe pse me vështirësi ia del të mposht Veronan në shtëpi. Në Milano gjen golin e parë sulmuesi më i ri dhe “ylli” më i ri në qytet, Santiago Gimenez.
Milanistët fituan ndaj verdhebluve me shifrat 1-0 me golin e vetëm atë të zëvendësuesit të Alvaro Moratas. Meksikani realizoi me kokë në portën e boshatisur të miqve duke ndjekur një aksion të kuqezinjve deri në fund, në minutën e 75-të.
Për ish-in e Feyenoordit ky është goli i parë në “San Siro” dhe i dyti në 4 ndeshje gjithsej me “Djajtë” që nga mbërritja nga Holanda.
Milani qëndron 1 pikë prapa Europës dhe përkatësisht Fiorentinës, ndërsa Verona po aty pranë Empolit të Ismajlit dhe zonës së ftohtë drejt B-së.
Goli i Gimenez
Poll