Milani luajti përballë Genoas sot, në një ndeshje cila u mbyll me barazim me rezultatin 1-1. Duel ky i cili ishte i vlefshëm për javën e 19-të të Seria A.
Pjesa e parë e lojës dha emocionin e të vetmi një goli, i cili u shënua nga ana e Genoas. Kjo u realizua nga një goditje e saktë e Colombos në minutën e 28-të. Kështu minutazhi u mbyll me një avancë të tyre.
Avancë e cila nuk zgjati shumë pasi në pjesën e dytë “kuqezinjtë”, goditën njëherë me anë të Pulisic, por ky një gol i cili u anullua pasi futbollisti e preku me dorë. Ndërsa aksioni i saktë erdhi më vonë nga Leao i cili në minutën e 92-të, barazon shifrat. Shans i “pastër” ai i penalltisë në minutën e 99-të, por Stanciu nuk ia arriti që t’a finalizonte sfidën me gol e as triumf për skuadrën e tij.
Sa i përket renditjes në Seria A, Milan është në vendin e dytë me 39 pikë, 3 pikë larg kreut në të cilën ndodhet Inter. Ndërsa për Genoa duhet një "mrekulli" për t'u ngjitur në klasifikim, pasi ndodhet e 17-ta, me 16 pikë.
