Juventus ka fituar në shtëpi përballë Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz”, përfundoi me shifrat 5-0 në favor të vendasve.
Autogoli i Terraccianos dhe golat e Bremer, Daivd, Yildiz dhe McKennie, i dhanë triumfin e madh “Zonjës së Vjetër”. Në krahun tjetër, miqtë e Cremonese ishin të pafuqishëm për të reaguar.
Kështu, Juventus hap çështjen titull duke u ngjitur në vendin e katërt me 39 pikë, 4 më pak s e Inter kryesues. Ndërkohë që ekipi i Cremoneses me 22 pikë të grumbullara, mban vendin e 13-të.
GOLAT:
Goli i Bremer (Juventus 1-0 Cremonese)
Goli i David (Juventus 2-0 Cremonese)
Goli i Yildiz (Juventus 3-0 Cremonese)
Autogoli i Terraciano (Juventus 4-0 Cremonese)
Goli i McKennie (Juventus 5-0 Cremonese)
