Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interi “paketon” Lazion e Hysajt, kampionët humbasin terren

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi “paketon” Lazion e Hysajt, kampionët humbasin
Lautaro Martinez

Është mbyllur java e 11-të në Serie A, teksa nuk kanë munguar surprizat. Atalanta është mposhtur në Bergamo me shifrat e thella 0 – 3 nga Sassuolo.

Napoli pësoi disfatë çuditërisht ndaj Bolognias në transfertë, e përkthyer me vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, duke humbur terren ndaj kreut. Roma mori fitore të rëndësishme në kryeqytet karshi Udineses me golat e Pellegrini dhe Celik.

Në supersfidën e mbrëmjes, Interi mposhti 2 – 0 Lazion. Edhe pse rezultati është i pastër, fusha tregoi se zikaltërit vuajtën, 3 – 5 goditjet në kuadrat për lacialët.

Lautaro Martinez dhe Bonny gjetën rrugën e rrjetës në kontigjentin e Chivu. Për mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysajt nuk pati minuta. Kreu i takon Interit dhe Romës me 24 pikë, 2 më shumë se Napoli dhe Milani.   

       

Poll

Lexo gjithashtu