Fiorentina ka fituar në shtëpi përballë Lazios, ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Në fakt, ishte Lazio ekipi që kaloi së pari në avantazh, madje e mbylli pjesën e parë 0-1 në favor të tyre. Ishte Gila ai që shënoi golin për kryeqytetasit në minutën e 41’. Por me nisjen e pjesës së dytë, Fiorentina u bë më kërkuese, duke fituar dy penallti të cilat Gudmundsson i ktheu në gol.
Me këtë fitore Fiorentina shkon në vendin e 10-të me 6 pikë. Në krahun tjetër Lazio mbetet në vendin e 7-të, me 7 pikë të grumbulluara pas 5 javësh kampionat.
Poll