
Juventusi ka marrë një fitore me përmbysje në shtëpi ndaj Empolit duke triumfuar me rezultatin 2-1. Fillimisht, toskanët ishin ata që realizuan të parët me De Sciglion, ish-i i madh i kësaj sfide që mbylli dhe pjesën e pare në avantazh të ekipit të tij.
Në pjesën e dytë të takimit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ishte i pafat duke pësuar një dëmtim dhe duke lënë fushën e lojës. Pas vetëm dy minutash, Juventusi barazoi rezultatin me Kolo Muanin. Megjithatë, francezi përmbysi gjithçka pas tre minutash.
Ndërsa dy golat e fundit të takimit erdhën nga Dusan Vlahovic dhe Francisco Conceicao. Me këtë fitore Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes me një pikë më shumë se Lazio që ka një ndeshje më shumë. Ndërsa Empoli i Ismajlit gjendet një vend larg zonës së ftohtë me një pikë më shumë.
Goli i përmbysjes