Napoli
Skuadra e Napolit bëri reagimin e duhur në Serie A, duke fituar 3 – 1 kundër Atalantës. Golat për kampionët e Serie A erdhën nga David Neres (dopietë) dhe Lang. Rrjeta e Scmacca te bergamaskët vlejti sa për statistikë.
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani dhe kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti e nisën ndeshjen si titullar.
Pas 12 javësh në kampionatin italinë, Napoli mban kreun me 25 pikë, ndërsa Atalanta “dergjet” me 13 pikë, pozicioni 13-të. Në takimin mes Fiorentinës dhe Juventusit nuk pati fitues, e mbyllur 1 – 1, rezultat që i ndërpret hovin “Zonjës së Vjetër”.
Poll
