
Lazio e Hysajt është turpëruar në mbrëmjën e sotme nga Interi 0-6. Skuadra e Asllanit ka treguar një formë që se kishim parë prej dekadash.
Pjesa e parë u mbyll në dominim, por e dyta foli vetëm zikaltër. Interi i dha minuta dhe legjionarit të Kombëtares në këtë shkatërrim masiv të lacialëve.
4 gola u shënuan në të dytën nga Interi që kishte zgjedhur jo fanelën e zakonshme në transfertën e Romës. Mbrojtësit si Dumfries, Di Marco dhe Augusto nuk munguan në listën e realizuesve, që tregon forcën e madhe sulmuese të klubit nga Milano.
Baroni u çmend me një ekip apatik që flinte gjumë në fushë. Interi shkëputet me 3 pikë nga Lazio, por me këtë demaskim që i bën ‘shqiponjave’ zor se ndonjë skuadër do i trembet në vijim ekipit roman që ka ngelur me trauma nga shpartallimi.
GOLI I CALHANOGLU
GOLI I DIMARCO