Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Derbi i Torinos dhe shqiptarëve! Juventus ndalet nga armiku i qytetit, “thatësirë” në stadiumin e “Zonjës”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Derbi i Torinos dhe shqiptarëve! Juventus ndalet nga armiku i
Ardian Ismajli, Edon Zhegrova, Kristjan Asllani

Juventus ka barazuar në shtëpi përballë Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Allianz”, përfundoi me shifrat e barabarta 0-0.

Raste për gol kishte në të dy krahët, por dominuan “djemtë” e Luciano Spallettit, por asnjë gol nuk u shënua. Minuta në këtë sfidë kishte edhe për Edon Zhegrovën, i cili e nisi nga stoli, por u aktivizu në minutën e 64-t.

Në krahun tjetër, te Torino, Ardian Ismajli ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 88-të. Në krahun tjetër, Kristjan Asllani e nisi nga stoli, teksa u aktivizua sapo filloi pjesa e dytë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 64-t.

Kështu, “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mbetet në vendin e 5-të. Në krahun tjetër, me 14 pikë të grumbulluara deri më tani, ekipi i Torinos mban vendin e 11-të.

Poll

Lexo gjithashtu